Kush jemi ne?
OneFor është aktive në Evropë që nga viti 2021. Në Kosovë kemi nisur operimin në vitin 2023 si Institucion Financiar Jo-Bankar (IFJB), licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Kompania amë e OneFor Kosova është OneFor Holding GmbH, me seli në Düsseldorf. Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat dhe barrierat e qytetarëve në menaxhimin e përditshëm të parasë ne nisëm operimin në Kosovë me vizion të qartë. Të ndryshojmë mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë dhe menaxhojnë me paratë. Përvjelëm mëngët dhe u hodhëm në mision për ta transferu menaxhimin dhe përdorimin e parasë në një përvojë financiare të thjeshtë, shpejtë e të lehtë. Pa drama. Për të gjithë. Pa dallim moshe e statusi social e financiar.