MENAXHO PARATË LEHTË.
Mirësevini në faqën udhëzuese. Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth shërbimeve tona, transfereve, pagesave, lidhjeve familjare dhe veçorive të llogarive, kartelës & aplikacionit.
Mirësevini në faqën udhëzuese. Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth shërbimeve tona, transfereve, pagesave, lidhjeve familjare dhe veçorive të llogarive, kartelës & aplikacionit.
Vetëm 10 minuta! Shkarkoni aplikacionin, regjistrohuni me email dhe numër telefoni, verifikoni identitetin, konfirmoni adresën dhe nënshkruani në formë digjitale kontratën. Pas këtyre hapave, llogaria juaj është gati për përdorim.
Për verifikimin e identitetit nevojitet skanimi i letërnjoftimit ose pasaportës.
Përdorni një faturë të shërbimit komunal ose ekstraktin e lindjes, që mund ta shkarkoni në E-Kosova.
Hapni aplikacionin, shkoni te "Profili", zgjedhni "Cilësimet" dhe përditësoni gjuhën ose emrin e përdoruesit.
Në seksionin "Cilësimet", mund t’i aktivizoni ose ç’aktivizoni njoftimet. Rekomandohet t’i mbani aktivë për të marrë përditësime mbi pagesat, mesazhet dhe transferet.
Po, mund ta zëvendësoni me fusnota (***) në seksionin "Cilësimet" ose thjesht duke klikuar mbi bilancin.
Shkoni te "Privatësia & Siguria" në profilin tuaj. Për të ndryshuar PIN-in, futni PIN-in aktual, vendosni të riun dhe ruani ndryshimet. Për të ndryshuar fjalëkalimin, krijoni një të ri që përmban një shkronjë të madhe, një shkronjë të vogël, një numër dhe një simbol.
Mund t’i gjeni në seksionin "Privatësia & Siguria" të aplikacionit.
Transferoni çdo shumë të mbetur në një llogari tjetër dhe ndiqni hapat për çaktivizim në aplikacion.
Hapni aplikacionin, shkoni te "Detajet e Llogarisë" dhe zgjedhe IBAN "Lokale" apo "Ndërkombëtare".
Fëmijët nga mosha 7-17 vjeç mund të hapin një llogari, por duhet të kenë numrin e tyre të telefonit dhe email-in.
Shkoni te "Kuleta" dhe klikoni "Shto Junior".
A passport, ID card (if over 16), or birth certificate.Një pasaportë, letërnjoftim (për ata16-17 vjeç) ose një certifikatë lindjeje.
Në aplikacion, shkoni te "Më shumë", zgjidhni "Llogaritë Junior" dhe monitoroni transaksionet.
OneFor Business është një llogari digjitale e dedikuar për biznese që dëshirojnë të menaxhojnë transaksionet dhe pagesat në mënyrë të shpejtë, të sigurtë dhe efektive.
Procesi i hapjes së llogarisë është plotësisht online dhe zgjatë vetëm 10 minuta: 1. Shkarkoni aplikacionin OneFor 2. Plotësoni detajet e biznesit tuaj dhe llogaria juaj do të jetë gati për përdorim.
• Profil Biznesi Digjital – Hapni dhe menaxhoni llogarinë tuaj pa pasur nevojë për prezencë fizike. • Pranimi i pagesave online me OneFor Pay – Lehtësoni pagesat nga klientët tuaj në mënyrë krejtësisht digjitale. • Pagesa me QR Code – Pranoni pagesa duke skanuar një QR Code nga telefoni juaj. • Payment Link – Krijoni fatura për klientët dhe pranoni pagesa online. • Transfere Kombëtare – Transferoni para brenda Kosovës. • Transfere Ndërkombëtare SEPA – Transferoni para kudo në BE. • Transfere të menjëhershme përmes aplikacionit – Transfere të realizueshme brenda 0.2 sekondave.
Jo, hapja e llogarisë OneFor Business është FALAS.
Po, me OneFor Business mund të pranoni pagesa përmes: OneFor Pay, QR Code dhe Payment Link.
Po, aplikacioni OneFor është plotësisht i optimizuar për pajisjet mobile dhe ju mund ta menaxhoni biznesin tuaj nga telefoni.
Pasi të verifikoni identitetin, shkoni te "Kuleta", zgjedhni "Debiti" dhe klikoni "Porosit Kartelën".
Shkoni te "Kuleta", zgjedhni "Virtuale", klikoni "Aktivizo Kartelën" dhe vendosni PIN-in.
Shkoni te "Kuleta", zgjedhni "Debiti", klikoni "Cilësimet" dhe zgjidhni opsionin për bllokim ose raportim.
Pasi të keni zgjedhur produktin që dëshironi të blini, ndiqni këto hapa për të parë të dhënat e kartelës suaj:
Për të ndryshuar PIN-in e kartelës suaj virtuale:
Për të zëvendësuar kartelën virtuale:
Po, mundeni.
Brenda aplikacionit, klikoni në butonin ‘‘Transaksione’’ për të parë të gjithë historikun tuaj të pagesave.
Transferet mes përdoruesve OneFor janë falas, të menjëhershme dhe pa tarifa të fshehura.
• Ditore: 5,000 (hyrëse/dalëse) • Mujore: 15,000 (hyrëse/dalëse) • Vjetore: 70,000 (hyrëse/dalëse)
Klikoni "Dërgo", zgjidhni "Transfer Bankar", shtoni marrësin dhe konfirmoni shumën.
Duke qenë se transferet përmes OneFor janë të menjëhershme, anulimi i një transaksioni pas dërgimit mund të mos jetë i mundur. Për raste të veçanta apo ndihmë të mëtejshme, sugjerohet të kontaktoni menjëherë ekipin e mbështetjes së klientëve.
Aktualisht, OneFor mbështet vetëm transferet në valutën EUR (Euro). Megjithatë, llogaria juaj OneFor mund të përdoret globalisht për të dërguar, pranuar dhe paguar me euro, pavarësisht nëse ndodheni në një vend që përdor një valutë tjetër.
Po, për të realizuar një transfer brenda aplikacionit, si dërguesi ashtu edhe marrësi duhet të kenë një llogari aktive në OneFor. Kjo siguron që paratë të transferohen në mënyrë të menjëhershme dhe të sigurt.
OneFor mundëson shtimin e përfituesve të pagesave direkt nga lista e kontakteve në telefonin tuaj, duke e bërë procesin e gjetjes dhe përzgjedhjes së pranuesit më të lehtë dhe të shpejtë.
Për të pranuar një transfertë ndërkombëtare përmes OneFor, ndajuni dërguesit këto të dhëna:
OneFor aplikon kufizime për transferet hyrëse dhe dalëse ndërkombëtare si më poshtë:
Për të realizuar një transfer ndërkombëtar:
OneFor ofron shërbim 24/7 nëpërmjet chat-it në aplikacion, email-it (support@onefor.com) ose telefonit (+383 48 400 550 /48 400 799)
Nëse has një problem teknik me aplikacionin OneFor, provo të ri-instalosh aplikacionin, të kontrollosh internetin dhe të sigurohesh që ke versionin më të fundit të përditësuar. Nëse problemi vazhdon, kontakto shërbimin e klientit të OneFor duke përshkruar në detaje çështjen për asistencë të mëtejshme.
Nëse vëren një transaksion të paautorizuar, mund të ndryshosh PIN-in përmes aplikacionit ose të kontaktosh menjëherë shërbimin e klientit të OneFor. Sigurohu të japësh informacionin e nevojshëm për ekipin e shërbimit, i cili do të hetojë rastin dhe do të të udhëzojë mbi hapat e mëtejshëm për zgjidhjen e tij.
Po, OneFor është institucion i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si institucion financiar jo bankar.
OneFor e vendos sigurinë në prioritet duke përdorur enkriptim të avancuar, autentifikim me shumë faktorë (MFA) dhe ruajtje të sigurt të të dhënave për mbrojtjen e informacionit personal dhe financiar. Fondet e tua ruhen në institucione të rregulluara financiare, duke siguruar përputhshmëri me standardet e sigurisë financiare të BE-së.
OneFor zbaton masa të rrepta për parandalimin e pastrimit të parave (AML) dhe mashtrimeve, duke përfshirë verifikimin e identitetit të klientëve (KYC), monitorimin e transaksioneve dhe sisteme të avancuara të zbulimit të mashtrimeve në kohë reale.
Ke pyetje? Hyn në chat brenda aplikacionit. Bisedo me stafin tonë. Janë në dispozicion 24/7.
In app chat integrated through application
Email support@onefor.com