Menaxhimi i Ankesave
Publikuar më 01 Gusht 2023
Menaxhimi i Ankesave
OneFor i kushton rëndësi të veçantë komunikimit me klientët në çdo formë dhe kanal, në mënyrë që të ofrojë shërbimin më të mirë të mundshëm dhe të krijojë përvojë pozitive për klientët. Ne sigurohemi që çdo pakënaqësi apo ankesë në adresë të OneFor, respektivisht shërbimeve të ofruara nga OneFor, të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale brenda afateve të parapara me ligj.
Si të paraqitni një ankesë?
Parashtrimi i ankesës tuaj mund të bëhet në cilindo gjuhë zyrtare në Kosovë përmes këtyre kanaleve të komunikimit:
- Kontaktoni Qendrën e Kontaktit të OneFor në +383 048 400 550, +383 048400799
- Dërgoni email në info@onefor.com
- Kontaktoni përmes chat-it të integruar në aplikacionin OneFor
- Dërgoni ankesën në: OneFor Kosova, rr. Tahir Zajmi, p.n., Prishtinë, Kosovë
Ju lutemi që ankesa të përfshijë:
- Përshkrim të qartë të ankesës
- Datë të saktë të paraqitjes së problemit në lidhje me OneFor, respektivisht me shërbimet e OneFor
- Dokumente mbështetëse të problemit të paraqitur, p.sh. screenshots
- Në rast të komunikimit me email, ankesa të përmbajë emailin regjistrues të llogarisë tuaj në OneFor
Sa zgjat trajtimi i ankesës?
Në momentin e pranimit të ankesës, OneFor do të konfirmojë pranimin e ankesës në të njëjtin kanal të komunikimit, siç është dorëzuar ankesa. Ne synojmë të zgjidhim ankesën në mënyrë sa më të shpejtë dhe të drejtë, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës nga data e paraqitjes së ankesës. Në rast të kompleksitetit të problemit të paraqitur, OneFor do të ju mbajë të informuar gjatë gjithë procesit të trajtimit të ankesës.
Nëse pas trajtimit të ankesës ju nuk jeni të kënaqur me zgjidhjen e ofruar nga OneFor, ju mund të parashtroni ankesë tek autoritetet në vijim:
- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
- Tel: 038 222 055
- Email: ankesat@bqk-kos.org
- Adresa: rr. Garibaldi, Prishtinë, Kosovë
- Autoritete tjera publike për zgjidhje të konteksteve/ankesave
- Të dorëzoni padi në gjykatë