Kushtet dhe Rregullat për Klientë

Këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme janë në dispozicion në gjuhën shqipe dhe angleze. Ju mund të merrni një kopje në gjuhën tuaj të preferuar duke vizituar faqen tonë këtu.

Këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme zbatohen për të gjithë personat me të cilët OneFor Kosova hyn në marrëdhënie kontraktuale.

Efektive nga data: 01 Gusht 2023

Ne, OneFor Kosova SHPK (më tej referuar si ”OneFor Kosova”, “OneFor”, dhe “Ne”), Institucion Financiar Jobankar, me numër 811480095, dhe adresë Rruga Tahir Zajmi 86, Prishtinë, përmes aplikacionit mobil (i referuar në tekst si “App OneFor”) ofrojmë shërbime të ndryshme si: hapja të llogarisë për realizimin e pagesave elektronike, transfere, shërbime me kartelë (në tekst të referuara si ”Shërbimet e OneFor”).

Kushtet dhe Rregullat për Klientë

Kushtet dhe Rregullat për Junior

Ky dokument përcakton kushtet dhe rregullat që janë të zbatueshme kur zgjidhni të shtoni një portofol Junior OneFor (më tej referuar si "OneFor Junior Wallet"). "Ju" ju referohen si mbajtës i Llogarisë së Përdoruesit, dhe "Ne" dhe "OneFor Kosova" i referohen OneFor Kosova Sh.P.K. Ky dokument përmban dispozita plotësuese si shtesë e Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme për Përdorimin e Shërbimeve OneFor.

Nuk ka asnjë marrëveshje ligjore midis jush dhe fëmijëve që ju shtoni si përdorues të Portofolit OneFor Junior. Termi "fëmijë" i referohet fëmijës suaj të cilit ju si "prind" apo “kujdestar”, ua mundësoni shërbimin e një portofoli OneFor Junior. Një fëmijë mund të lidhet vetëm me një llogari përdoruesi OneFor. Termi "prind" apo “kujdestar” i referohet personit që krijoi fillimisht portofolin OneFor Junior.

Kur themi "OneFor APP", ne i referohemi APP-së që përdorni për të hyrë në llogarinë tuaj OneFor. Kur themi "Junior APP" i referohemi APP-it të përdorur nga fëmija që ju keni autorizuar të përdorni shërbimin e OneFor. Fëmiu juaj nuk mund të hyjë në APP-n tuaj OneFor. APP-i juaj OneFor ju mundëson të shikoni aktivitetin e fëmijës që keni autorizuar. APP-i juaj OneFor ju mundëson si prind të kryeni disa kontrolle për sa i përket aktivitetit dhe kufijve të fëmijës që keni aktivizuar.

Kushtet dhe Rregullat për Junior

All The News 🗞️

OneFor

Notification of Consumer APP Scam Reimbursement Rights for UK Clients

Read More
OneFor

Impersonation Scams

Read More
OneFor

Advance Fee Scams

Read More
OneFor

Phishing, Smishing, and Vishing

Read More
OneFor

Useful Tips For Resolving App Issues

Read More
OneFor

Nutzungsbedingungen und Datenschutzrichtlinien

Read More

Shkarko aplikacionin.

Regjistrohu për të rejat e fundit.