Fuqizoni financiarisht fëmijën tuaj! Regjistrohuni së bashku në OneFor Youth.
Jeni gati të fuqizoni fëmijët tuaj dhe të ju jepni pavarësi financiare dhe në të njejtën kohë të mbani kontrollin dhe sigurinë e tyre? Nuk mund të kërkonit më shumë se OneFor Youth, llogari digjitale e perfeksionuar në çdo detaj dhe e projektuar specifikisht për të lehtësuar përditshmërinë e të rinjëve të moshës 7-17 vjeç!
Kuletë Digjitale dhe kartelë virtuale Mastercard
OneFor i ofron fëmijës tuaj një kuletë digjitale dhe një kartelë Debit të lidhur me të. Mënyrë perfekte për të mësuar aftësinë e menaxhimit të parave duke qenë të sigurt që shpenzimet e tyre janë në rrugë të drejtë.
Menaxhimi i Sigurt i Parave
Me OneFor, ju jeni në krye të llogarisë OneFor Youth! Keni kontroll të plotë mbi kuletën digjitale të fëmijës tuaj dhe shpenzimet e tyre. Rrini të qetë duke ditur që fondet e tyre janë të mbrojtura. Udhëzoni drejt zakoneve financiare të përgjegjshme.
Mastercard Fizike
Dëshironi ti mësoni fëmijës tuaj vlerën e shpenzimit të përgjegjshëm në botën reale? Mastercard Fizike e OneFor është këtu për t'ju ndihmuar! Ata mund të bëjnë blerje në dyqane, restorante duke mësuar më shumë rreth botës financiare.
Transferimet e Parave në Aplikacion
Përgjegjshmëri financiare dhe forcim i lidhjeve familjare me veçorinë tonë të dërgimit/ kërkesës së parave në aplikacion. Fëmija juaj mund të menaxhojë lehtësisht financat e tyre, madje edhe të ju kërkojë apo dërgojë para anëtarëve të familjes apo edhe shokëve dhe shoqeve të tyre. Është e lehtë, e sigurt dhe promovon zakone financiare të shëndetshme.
OneFor është më shumë se një llogari digjitale. Është një mundësi për fëmijën tuaj që të përvetësoj aftësi financiare që nga moshë e re. Ata do të fitojnë njohuri për shpenzimet e përgjegjshme dhe vendimet e mençura financiare që do t'i japin avantazh për tërë jetën.
Si prind, ju luani një rol të rëndësishëm në rrugën financiare të fëmijës tuaj. OneFor ju lejon të monitoroni transaksionet e tyre, të drejtoni shpenzimet e tyre dhe të keni perspektiva të vlefshme në të gjithë këtë proces. Është sikur të keni një program furnizimi dhe mentorimi financiar në të njëjtën kohë në duart tuaja!
Ne kemi prioritet sigurinë e të dhënave personale dhe fondet e fëmijës tuaj. OneFor zbaton masat më të mira për të siguruar të dhënat e tyre, duke ju dhënë rehati ndërsa ata udhëtojnë në botën e pavarësisë financiare.
Duke dhuruar një llogari OneFor Youth fëmijës tuaj, ju do ofroni atyre mjetet që kanë nevojë për tu bërë financiarisht të përgjegjshëm. Ata do të formësohen si menaxherë të mençur të parave, duke qenë të përgaditur për sukseset e të ardhmes.