Bordi Mbikqyrës i OneFor Kosova
Ekipi Menaxhues i OneFor
Ilir Aliu
Shef i Bordit Mbikqyrës
Ilir Aliu, shef i Bordit Mbikqyrës siguron drejtimin dhe qeverisjen strategjike të kompanisë. Ka përvojë mbi 20 vjeçare të udhëheqjes menaxheriale në industrinë bankare. I diplomuar në nivelin Master ai zotëron një bazë solide në praktikat financiare. Gjithashtu, si sipërmarrës i degës së kompanisë tonë në Evropë, Iliri udhëheq integrimin e teknologjive inovative dhe drejton zgjidhje financiare transformuese. Përkushtimi i Ilirit për të krijuar diferencën ndihmon atë të shtyjë vazhdimisht kufijtë e industrisë.
Vildane Kelmendi
Anëtare e Bordit Mbikqyrës
Vildane Kelmendi, antare e Bordit Mbikqyrës, e diplomuar në nivelin Master në informatikë ka përvojë profesionale mbi 20 vjet në këtë fushë. E çertifikuar në shumë trajnime të specializuara tregojnë angazhimin e saj të vazhdueshëm për rritjen profesionale. Përvoja shumëvjeçare e Vildanes në kombinim me përkushtimin e saj të vazhdueshëm për zhvillim të njohurive e karakterizon punën dhe idetë profesionale të saja. Shkathtësitë e saj komunikuese drejtimi dhe zgjidhja e problemeve kanë krijuar vazhdimisht bashkëpunime të suksesshme, si brenda bordit ashtu edhe në të gjithë kompaninë.
Ardiana Gashi
Anëtare e Bordit Mbikëqyrës
Ardiana Gashi,anëtare e Bordit Mbikqyrës, ka titullin Ph.D. në Ekonomi dhe zotëron një rrugëtim profesional mbi 20 vjet. Me njohuritë mbi parimet dhe tendencat ekonomike, Ardiana ka dhënë kontribut të rëndësishëm në vendimmarrjen strategjike dhe nxitjen e rritjes organizative. Ekspertiza dhe aftësitë e saj e kanë pasuruar atë si një këshilltare të besuar në industri. Angazhimi i Ardianës dhe përvoja e gjerë e bëjnë atë një forcë shtytëse në suksesin e kompanisë sonë.
Yll Dushi
Drejtor i Përgjithshëm
Yll Dushi, ka një rrugë të gjatë mbi 15 vjet në industrinë bankare.Me ekspertizë të gjerë në fusha të ndryshme financiare dhe diplomë në shkencat teknike, ai kombinon gjykimin teknik me njohuritë financiare. Aktualisht, ai drejton OneFor Kosova, duke kombinuar zbatimin e teknologjive inovative dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative financiare. Aftësitë e jashtëzakonshme menaxheriale të Yllit për nxitjen e produktivitetit dhe punës në grup tregojnë çdo herë suksesin e organizatës tonë dhe mjedisin e punës bashkëpunuese.
Gramos Lipovica
Menaxher i departamentit të biznesit
Gramos Lipovica, Menaxher i Biznesit në OneFor Kosova, ka një përvojë dhe ekspertizë të vlefshme për më shumë se një dekad në sektorin financiar. I diplomuar në Marketing dhe Menaxhment, ai ka shfaqur vazhdimisht aftësi të jashtëzakonshme në role të ndryshme brenda sektorit financiar, veçanërisht në biznes, në dy vende të ndryshme, Kosovë dhe Shqipëri. Aftësitë për komunikim dhe lidership të Gramosit krijojnë vazhdimisht avancim në fushën e bankingut digjital. Puna e tij e dëshmuar dhe përkushtimi ndaj përsosmërisë e bëjnë atë të aftë për arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme.
Alida Çitaku
Menaxhere e Pajtueshmërisë
Alida Çitaku, është menaxhere e Pajtueshmërisë dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT). E pajisur me një diplomë Menaxhimi dhe e mbështetur nga certifikikime në fushën e PPP/LFT dhe pajtueshmërisë, Alida sjell një përvojë të pasur në sektorin bankar. Dy vjet më parë, Alida iu bashkua kompanisë tonë, duke ndërthurur me mjeshtëri teknologjinë, financat dhe pajtueshmërinë. Kuptimi i saj i thellë i kornizave të PPP/LFT luajti një rol kryesor në krijimin e zgjidhjeve të automatizuara të pajtueshmërisë të përshtatura për shërbimet financiare digjitale.